E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama dhe Bostinaru deshtojne me vizat

Pas tentatives se bere nga deputete evropiane te majte afer tij vete lideri i PS permes takimeve te zhvilluara ne Strasburg ka tentuar te binte BE se shqiptareve duhet tu rikthehen vizat per te plotesuar skenarin e tij te nje Shqiperie ne krize. Ashtu si Bostinaru edhe Rama ka marre pergjigje negative duke deshtuar per te disaten here qe te riktheje shqiptaret brenda telit me gjemba. Vetem pak kohe me pare Eurodeputeti Rumun Viktor Bostinaru i njohur si mik i kreut socialist Edi Rama ka kerkuar ne Parlamentin Evropian qe shqiptareve tiu kthehet regjimi i vizave. Pasi ka lexuar nje fjalim qe duket se ishte derguar nga Tirana dhe shkruar nga vete kreu i PS Bostinaru ka pretenduar se shqiptareve u duhet hequr regjimi i liberalizuar i vizave. Ky eshte nje qendrim i perseritur i njerit prej perfaqesuesve te partive te majta ne parlamentin Evropian. Burime thane per gazeten se Bostinaru kishte kerkuar heqjen e regjimit te lehtesuar te vizave per ti bere ne kete menyre presion qeverise. Ky eksponent i se majtes i njohur si mik i ngushte i Rames edhe me pare kishte pretenduar te pengonte liberalizimin e vizave per shqiptaret duke u perpjekur ta perdorte kete te drejte te fituar fale reformave si presion ndaj mazhorances ne menyre qe kjo te bente leshime per opoziten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›