Prifti para deputeteve E verteta e 70 mije eurove
Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti pranon para anetareve te Keshillit per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin ekzistencen e nje videoje te dyte mbi bazen e te ciles prokuroria ka nisur procedim penal ndaj tij. Por pavaresisht ketij fakti ai deklaron se ky material nuk e inkriminon aspak. Nisja e procedimit u be pasi eksperti amerikan qe po ekzaminonte pergjimet e Priftit gjeti nje video qe Prifti e kishte fshire e ku ai shfaqej duke ndare 70 mije euro me zevendesin e tij ne Ministrine e Ekonomise. Por per Priftin ndarja e kesaj shume nuk eshte afere korruptive cka nenkupton se kerkesa e prokurorise konsiderohet prej tij si e gabuar. Videoja per te cilen me akuzojne eshte filmuar prej meje per te provuar presionet tensionet joshjet per korrupsion dhe korrupsionin e Ilir Metes. Filmimi i nje bisede me z. Leonard Beqiri ish-zv.minister i METE u be per te dokumentuar keto gjera dhe hedh drite mbi arsyet e presionit qe Meta bente ndaj meje sistematikisht. Une kurre nuk kam marre para ne shkembim te favoreve qe mund te vinin prej detyres time - tha ai. Ai shtoi me tej se pavaresisht se ka pasur presione te vazhdueshme nuk terhiqet nga misioni i tij per te bere drejtesi. I pyetur nga deputeti demokrat Ilir Rusmali nese prokuroria ka vepruar drejt duke kerkuar heqjen e imunitetit te tij ai tha se do te kishte qene i gatshem te shkonte vullnetarisht atje ashtu si Meta para se organi i akuzes te bente kerkese ne Kuvend. Prifti ritheksoi se videoja e dyte per te cilen ai ishte ne dijeni ka nje seri faktesh qe provojne akuza te meparshme. Por qe ne vetvete ne gjykimin tim nuk ka asnje kundravajtje dhe asnje veper penale. Ai theksoi me tej se eshte i gatshem te lere imunitetin per tu vendosur ne dispozicion te prokurorise. Jam gati si deputet i ketij Kuvendi te ndryshojme Kushtetuten tone per ta hequr njehere e pergjithmone imunitetin e deputeteve per ti bere deputetet te barabarte me cdo shqiptar ne rastet e hetimeve ndaj tyre. Jam gati te firmos menjehere ate qe kerkon grupi parlamentar i PD-se heqjen dore vullnetarisht prej imunitetit te deputetit pergjithmone. Do te jem 24 ore ne dispozicion te drejtesise sa here te me kerkojne dhe sa here te jete e nevojshme - tha ai.