Rama dhe Meta në Kongresin e PSE: Shqipëria e meriton marrjen e statusit në BE
Punimet e Kongresit të Partisë Socialiste Europiane (PSE) që po mbahen në Bruksel kanë bërë bashkë kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe atë të LSI-së, Ilir Meta.
Dy liderët e majtë kanë qenë në një mendje teksa kanë folur për integrimin e vendit tonë në BE kur janë shprehur se Shqipëria e meriton marrjen e statusit. Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar ndër të tjera se një kusht shumë i rëndësishëm lidhur me këtë është mbarëvajtja e zgjedhjeve të ardhshme, të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme.
Ndërkohë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, vlerësoi progresin që ka shënuar Shqipëria gjatë vitit të fundit, si një arsye shumë e madhe për të justifikua marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE gjatë kësaj vjeshtë, ndërsa theksoi se vazhdimi i zgjerimit të BE-së forcon stabilitetin e familjes europiane.
28 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Rama dhe Meta në Kongresin e PSE: Shqipëria e meriton marrjen e statusit në BE burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip