Rama dhe bashkëshortja Linda Rama zhvillojnë homazhe për Fatos Nanon! Mbahet një minutë heshtje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, kanë zhvilluar homazhe në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Ata u përkulën para figurës historike të Nanos, duke theksuar kontributin e tij në konsolidimin e demokracisë shqiptare dhe rolin e tij si lider në tranzicionin politik të vendit.
Ceremonia e homazheve u zhvillua në atmosferë respekti dhe nderimi, nga e gjithë klasa politike, trupa diplomatike, krerët e besimeve fetare si dhe qytetarë dhe miq të shumtë.
Gjithashtu është mbajtur edhe një minutë heshtje në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano.
/rtsh.al/