E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Nano do renditet në rreshtat e nderit të historisë me ndihmën që dha për UÇK dhe Marrëveshjen e Ohrit

Kryeministri Edi Rama ka theksuar rolin kyç të tij në historinë politike dhe sociale të vendit të Fatos Nanos.

Ai tha se kontributi i Nanos për çlirimin e Kosovës dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit e rendisin ish-kryeministrin në faqet e nderit të historisë shqiptare.

“Ndër ata që e nderuan kryetarin tonë pas vdekjes, ishin dhe ata që quajtën tradhtar pse takoi Millosheviç gjatë një aktiviteti në Selanik, dhe plotë të tjera që s’ia vlen ti kujtojmë, unë e kam dëgjuar prej tij, bisedën me kapsapin e Beogradit dhe se kam idenë nëse fatosi e ka lënë të shkruar diku, por jo vetëm që në atë takim, bisedë s’ka asgjë prej tradhtari, por kur një ditë të dalin si duhet të ndritë fjalët e thëna në atë takim si edhe takimet dhe bisedat e Nanos me patriotët e lëvizjes kombëtare për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni. Kontributi patriotik për çlirimin e Kosovës dhe nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit, do e rendisin fatos Nanon në rreshtat e nderit të historisë së Shqipërisë. Nano ishte kyç në kalimin e shkretëtirës prej socialistëve dhe bashkimin e tyre me botën demokratike”, tha Rama.

Rama nënvizoi rolin e tij si themelues i transformimit të Partisë Socialiste dhe udhëheqës i një vizioni progresist për Shqipërinë.

“Marrëdhënia jonë nisi mes ekstremesh, deri tek birësimi im te familja socialiste deri tek vrasja e babit për marrjen e spektrit të tij, nuk ka vend këtu. Ka vend vetëm për një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të familjes socialiste, kjo lidhet me intuitën dhe guximin e tij, duke më dhënë vend në odën e familjes tonë”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›