Rama-diasporës: Regjistrohuni deri më 4 mars, tani mund të votoni me dokumente të skaduara

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ftoi sot shtetasit shqiptarë në diasporë që të regjistrohen në KQZ deri më 4 mars për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
Rama gjithashtu u shpreh se, dje qeveria ka vendosur që të gjithë ata që kanë pasaporta dhe karta e identiteti të cilave iu ka kaluar afati do të mund të votojnë.
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy”, kreu i qeverisë foli edhe për votimin e diasporës.
“Diaspora.kqz.gov.al është adresa për t’u regjistruar, për të votuar në 11 maj dhe për të votuar më 11 maj për ata që janë jashtë mundësia është deri më 4 mars që të regjistrohen sepse pastaj del lista dhe pastaj iu duhet çuar vota me postë, posta e sjell e paguan shteti, mbush aty fletën e votimit me kë dëshiron të votosh edhe e nis mbrapsht”, tha Rama.
“Pra diapsora.kqz.govl.al. Sidoqoftë mjafton të futesh në google të shkruash KQZ dhe shkon direkt aty tek faqja e KQZ shkon tek diaspora dhe vazhdon”, u shpreh kreu i qeverisë.
“Përgjithësisht është i thjeshtë regjistrimi, nganjëherë të rikthehet për shkak se drita e fotos nuk është e mjaftueshme për shkak se dokumenti nuk është vënë siç duhet etj”, u shpreh Rama.
“Lajmi tjetër që kam është që dje qeveria ka vendosur që të gjithë ata që kanë pasaporta dhe karta e identiteti të cilave iu ka kaluar afati do të mund të votojnë. Pra mjafton ta kenë pasaportën dhe kartën e identitetit, pavarësisht afatit që mund t’i ketë kaluar, pra skadencës, janë votues në 11 maj nëse do të regjistrohen”, deklaroi Rama.
/a.g/