E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spiropali pret udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Svitlana Tsikhanouskaya

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Svitlana Tsikhanouskaya, e cila shoqërohej nga këshilltarët Francišak Viačorka, Dzianis Kuchynski dhe Anatol Liabedzka.

Vetë Spiropali e ka cilësuar Tsikhanouskaya “një mike të veçantë” duke u shprehur: “Sot takova një mike të veçantë, një zonjë të fortë, udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, simbol i gruas lidere, një zë i fortë e frymëzues, e njohur e mbështetur botërisht për dedikimin ndaj vlerave të demokracisë, lirisë, drejtësisë, dinjitetit njerëzor”.

“Prej 2020 bashkëshorti i saj është i burgosur politik në Bjellorusi dhe vuan dënimin bashkë me qindra aktivistë, gazetarë e qytetarë që kërkojnë rivendosjen e sistemit demokratik. Sviatlanës iu mohua fitorja si Presidente në zgjedhje. Ajo vazhdon misionin e opozitës bjelloruse dhe po e udhëheq atë me vizion e përkushtim drejt ndryshimeve transformuese demokratike”, u shpreh Spiropali.

1 nga 8

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›