E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, drejtorëve e mësuesve: Distancohuni nga fushata, se mbani dot Saliun në majë të fikut

Në ditën e parë të çeljes zyrtarisht të fushatës elektorale, Partia Socialiste ka udhëtuar drejt Fushë Krujës ku dhe ka prezantuar kandidatët për deputetë të këtij rrethi dhe Krujës po ashtu, Namik Doklen dhe Artur Bushin.

Kreu i PS, Edi Rama, i entuziazmuar nga pritja e mbështetësve socialistë, ka shprehur edhe vlerësimin ndaj dy kandidatëve.

Si asnjëherë tjetër ne këtu gjejmë entuziazmin e madh që sjell energjia jonë e fitores në 23 qershor, gjejmë energjinë e madhe të ndryshimit, të ndryshimit që ka filluar, që merr terren cdo ditë, shpi më shpi, fshat më fshat, lagje më lagje dhe qark më qark. Në qarkun e Durrësit në 23 qershor do triumfojë PS dhe Aleanca për një Shqipëri Europiane. Jam krenar që kam ardhur me dy deputete që simbolizojnë eksperiencën e gjatë si Namik Dokle dhe përfaqësuesin e të rinjve në Fushë Krujë Artur Bushin tha Rama.

Kryesocialisti ka ftuar edhe njëherë të gjithë qytetarët, qofshin këta socialistë apo demokratë të votojnë për rilindjen, PS dhe aleancën e majtë, për ti hapur rrugë ndryshimit të vendit. Heqja e taksës së biznesit të vogël, legalizimi i shtëpive, marrja e certifikatës për tokën, heqja e TVSH për ushqimet bazë dhe ilacet, kanë qenë disa prej premtimeve të shefit të opozitës për qyetarët e Fushë Krujës.

Duke filluar nga ato pak familje që mbajnë familjet e tyre në këto anë të rrugës, në 23 qershor të gjithë ju të vetëpunësuarit qofshit socialistë, qofshit demokratë keni mudnësinë e madhe që duke marrë fletën e votimit dhe ti vini kryq PS dhe numrit 29, keni mundësinë ti vini kryqin taksës së biznesit të vogël dhe të coni më shumë lekë për familjet tuaja.
Socialistë dhe demokratë që keni ndërtuar një shtëpi, keni mundësi që përmes votimit të PS ti jepni vetes dokumentin që e bën shpinë tuaj pasuri të patundahme për ju. Dua të vazhdoj me ata njerëz të thjeshtë, të lodhur nga puna rraskapitëse në fshat që duke votuar PS ti jepni vetes certifikatën e tokës. Dua të vazhdoj me të gjithë ata që janë të pafuqishëm përballë rritjes së cmimeve me votën pro PS bëni zero taksën për produktet ushqimore bazë dhe ilacet. Të gjithë ata që punojnë me tokën do heqin akcizën e naftës, heqin taksën e qarkullimit, përgjysmojnë atë të farave. Në fund fare duke vendosur një kryq aty ku shkruhet PS, cdo njeri nga ju që jeton me një rrogë do ti ulë vetes taksën mbi fitimin dhe do vërë në jetë taksimin tonë të ndershëm që sjell më shumë se një rrogë në fund të vitit për policët, infermierët, mësuesit. PS do ulë taksat për 95% të shqiptarëve deklaroi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›