E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmenduria e PD, u thotë njerëzve se Taulant Balla ka pësuar aksident të rëndë për të dështuar takimet e tij

balla

Balla gjatë një takimi në Përrenjas- fshat

Partia Demokratike duket se është duke përdorur çdo formë të mundshme për të dekurajuar kundërshtarët e vet në këtë fushatë elektorale. Kanë arritur deri aty, se gjatë ditës së sotme kanë thënë se deputeti socialist, Taulant Balla, ka pësuar një aksident të rëndë dhe për këtë arsye takimi që ai organizon në Përrenjas, anulohet. Këtë fakt e ka denoncuar vetë deputeti socialist, që është shëndosh e mirë.

Sot në orën 15.00, FRESSH Përrenjas ka njoftuar një takim me votuesit për herë të parë të këtij qyteti. Sigurisht, gjithmonë pasi mbarimit të mësimit. Ndërkohë që po sot në orën 10 në Përrenjas një takim të njëjtë kishte organizuar edhe Partia Demokratike. Për të marrë pjesë në këtë takim, maturantëve dhe mësuesve ju bë presion dhe u bojkotua mësimi. Ndërkohë, në fund të takimit në prezencë të Eduard Selamit, kryetari i PD ka thënë se takimi me Taulantin në orën 15 është anuluar, sepse Taulantit i ka ndodhur një aksident i rëndë dhe është në spital.

Sa turp për këtë parti të kalbur tashmë, që përdorin këto lloj gënjeshtrash.

Ju them të gjithëve se jam çdo moment me popullin tim të dashur të Përrenjasit dhe të Librazhdit, në takime në çdo lagje dhe shtëpi.

I kërkoj PD Librazhd të kërkojë ndjesë për këtë akt të turpshëm.

Unë e di që ju tërboheni nga pjesëmarrja e madhe e njerëzve në takimet e mija, por harrojeni se mund t’i pakësoni me presione apo me gënjeshtra të këtij lloji, thotë deputeti socialist./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›