E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama është i diskredituar ndërkombëtarisht!”- Artan Hoxha: Përfaqësuesit e vendeve kryesore të BE-së po luajnë nën rrogoz, po përdorin skandalet dhe përgjimet kundër këtij pushteti! U mjafton vetëm rasti i regjistrimit të Ron Yeffet

Gazetari Artan Hoxha ka bërë deklarata të forta lidhur me raportet e kryeministrit Edi Rama me ndërkombëtarët, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka humbur kredibilitetin dhe mbështetjen ndërkombëtare.

artan hoxha rama

i ftuar në News24, Hoxha ndërsa theksoi se përfaqësuesit e vendeve kryesore të Bashkimit Europian po përdorin skandalet, përgjimet dhe provat kundër pushtetit aktual.

“Kryesorja është që Rama sot, ndërkombëtarisht, është i diskredituar… Rama e ka humbur kredibilitetin dhe mbështetjen është edhe qëndrimi i përfaqësuesve të vendeve kryesore të BE-së, të cilët po luajnë nën rrogoz. Po përdorin edhe skandalet, edhe përgjimet, edhe provat kundër këtij pushteti”, deklaroi gazetari.

Si shembull, Hoxha përmendi rastin e regjistrimit të Ron Yeffet me ukrainas për trafikim armësh, për të cilin tha se pas tij qëndron një diplomat i një vendi mik të Shqipërisë, me kontakte edhe me shërbimet gjermane dhe britanike.

“Unë po them, vetëm rasti i regjistrimit të Ron Yeffet me ata ukrainasit, atë e ka bërë një diplomat i një vendi mik të Shqipërisë në Shqipëri, i cili ka qenë kontakt edhe i shërbimeve gjermane dhe shërbimeve britanike. Ai material nuk është bërë rastësisht dhe nuk ka dalë rastësisht. Por qëlloi protesta, që e sfumoi atë”, u shpreh Hoxha.

Më tej, gazetari u ndal te raportimet e mediave ndërkombëtare, duke thënë se grupet e xhirimit që vijnë nga SHBA-ja dhe vendet e BE-së e shohin Ramën si autokrat.

“Unë takoj çdo ditë, çdo javë grupe xhirimi që vijnë nga SHBA-ja dhe vendet e BE-së dhe të gjithë tashmë Ramën e shohin si autokrat. Rama sot është i diskredituar ndërkombëtarisht.

Raportet e mediave ndërkombëtare bëjnë që drejtuesit e vendeve të BE-së apo të SHBA-së, kur shkojnë në mëngjes, marrin raportet e mediave, kanë një pasqyrë dhe e shohin fare qartë ndikimin që ka dhe jehonën që ka media botërore në Shqipëri”, tha ai.

Artan Hoxha: Unë besoj se në Shqipëri nuk do të harxhohet aq kohë sa në Serbi. Në Serbi u deshën dy vjet. Kemi shpejt zgjedhjet lokale dhe, me çfarë po shoh, ato do të jenë indikatori i fortë për të parë se çfarë do të ndodhë. Dhe e dyta, Edi Ramës po i mbaron oksigjeni që merrte nga ndërkombëtarët. Po i pritet ai tubi që e mbante dhe, kur ishte keq këtu, i vinte një bombol oksigjeni që e mbante me ajër nga jashtë.

Shikoj në tërësi qëndrimin që ata kanë, që nga momenti kur kanë filluar këto zhvillime. Deklaratat e ambasadorëve mund t’i marrësh si të duash, nuk merrem me ambasadorët, është shumë pak krahasuar me atë që shohim në vendet e BE-së. Kryesorja është që Rama sot, ndërkombëtarisht, është i diskredituar. Nuk ka sot një media botërore, serioze dhe të madhe… Unë takoj çdo ditë, çdo javë grupe xhirimi që vijnë nga SHBA-ja dhe vendet e BE-së dhe të gjithë tashmë Ramën e shohin si autokrat. Rama sot është i diskredituar ndërkombëtarisht.

Raportet e mediave ndërkombëtare bëjnë që drejtuesit e vendeve të BE-së apo të SHBA-së, kur shkojnë në mëngjes, marrin raportet e mediave, kanë një pasqyrë dhe e shohin fare qartë ndikimin që ka dhe jehonën që ka media botërore në Shqipëri.

Tjetër që Rama e ka humbur kredibilitetin dhe mbështetjen është qëndrimi i përfaqësuesve të vendeve kryesore të BE-së, të cilët po luajnë nën rrogoz. Po përdorin edhe skandalet, edhe përgjimet, edhe provat kundër këtij pushteti.

Unë po them, vetëm rasti i regjistrimit të Ron Yeffet me ata ukrainasit, atë e ka bërë një diplomat i një vendi mik të Shqipërisë në Shqipëri, i cili ka qenë kontakt edhe i shërbimeve gjermane dhe shërbimeve britanike. Ai material nuk është bërë rastësisht dhe nuk ka dalë rastësisht. Por qëlloi protesta, që e sfumoi atë. Skandalet ndodhin këtu kaq shpesh dhe qeveria synon të na i bëjë ato normale. Sikur s’ka ndodhur asgjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›