E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama është tapë topi në njohjen e punëve të shtetit

25-02-2013 / Gazeta 55

Imazhi i kandidatit për kryeministër është çelnikosur me performancën e një “kryetari kooperative” që është tapë topi, sa u përket punëve të shtetit. Një politikan me profil qesharak, pa asnjë vizion dhe i gatshëm të improvizojë çfarë i thonë njerëzit që takon në mëngjes, Edi Rama po i shfaqet publikut si një njeri pa pikë respekti për institucionet e pavarësinë e tyre, i cili ka një koncept leninist për drejtësinë si levë në duart e partisë


-- Kur fillimi i fushatës elektorale nga ana e PS-së tashmë është fakt i pamohueshëm, nisja e kësaj shfaqje të radhës, me pompozitetin e radhës prej Edi Ramës, demonstron më shumë se çdo gjë tjetër se ai (Edi Rama), po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një njeri qesharak. Këtë konfirmoi vetë dje, kur pasi për dy ditë rresht, zemëroi disa deputetë, duke mos ua varur, e thënë ndryshe, duke mos u dhënë ndonjë rol në prezantimin e ndonjë copëze “programi të ri”, por edhe pasi i lodhi disa deputetë të tjerë të cilët mes vetëkënaqësisë, besojnë se me “mundësinë” e leximit të “copëzës” së përzgjedhur prej Edi Ramës, vazhdojnë të jenë “të preferuarit” e kryetarit..., në përfundim të Konferencës Kombëtare të Programit të ri të PS-së lëshoi “bombën”, nëpërmjet së cilës i zhvlerësoi të gjitha dhe me zë e me figurë para gazetarëve artikuloi dje frazën “nuk kemi prodhuar ende programin tonë të plotë qeverisës”. Ka ndonjë gjë me qesharake se kjo...?! Ose e thënë ndryshe, Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Preç Zogaj, Auron Tare, Ditmir Bushati, Sajmir Tahiri, Taulant Balla, Ermonela Felaj.., etj..., etj..., të zgjedhur vendorë socialistë, apo të “përzgjedhur” prej Edi Ramës, i bie “të kenë grirë sallat” në dy ditët e të ashtuquajturës Konferencë Kombëtare e Programit të ri të PS-së. Kjo ia kalon edhe asaj punës së kutisë bosh “të mbushur” edhe katër vjet më parë, si për çudi me “programin e ri qeverisës të Partisë Socialiste”, me “1000 faqe”, “7 drejtime themelore” dhe “100 masa”..., të cilat askush nuk i pa dhe nuk i lexoi. Sa për atë tjetrën pastaj, te “bllokimi” i 1.2 miliardëve euro a dollarë që dalin jashtë, për t’u përdorur për “punësimin, zhvillimin, arsimin, taksimin e ndershëm”..., etj..., etj..., kufijtë e qesharakes nuk i ndryshojnë asgjë sjelljes dhe shfaqjes së Edi Ramës, para gazetarëve, deputetëve të tij, apo të “përzgjedhurve”..., sigurisht po prej tij. Zgjedhja e Edi Ramës, për tu bërë e dukur njeri qesharak, është zgjedhje e vetë atij... ... Sepse nuk ka zgjedhje tjetër. Si njeri, pa asnjë vizion, improvizues, i cili “tjerr e bën tërkuzë”, çfarë i thotë i pari që e takon në mëngjes, pa pikë respekti për institucionet e pavarësinë e tyre, me një koncept leninist për drejtësinë si levë në duart e partisë, nuk ka si të mos jetë thjesht dhe vetëm qesharak me njohuri të tipit tapë topi në njohjen e punëve të shtetit...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›