Rama, feste per nder te nxenesve te shkelqyer
Bashkia e Tiranes u ka kushtuar nje feste te vecante ne ambientet e “Tirana Internacional”, te rinjve dhe te rejave te Rrjetit Rinor te kryeqytetit, maturanteve dhe jo vetem, te cilet kane perfunduar shkollat e mesme, nderkohe qe disa prej tyre kane fituar te drejten te studiojne ne Universitetet me te mira te botes. Mes te rinjve, kreu i Bashkise Edi Rama, shprehu vleresimin per punen dhe perkushtimin e tyre ne jeten sociale e kulturore te kryeqytetit, por njekohesisht edhe besimin se dijet e perftuara ne keto Universitete, ata do te dine t’i perdorin ne atdheun e tyre. “Me kujtohet nje shprehje e nje shfaqjeje te vjeter teatrale, qe djali donte te arratisej dhe i ati i thote: – “Pertej ketyre brigjeve, cdo gje mund te gjesh biri im por atdheun tend kurre”, keshtu qe edhe ju, sigurisht pertej ketyre brigjeve do te mund te gjeni shumecka, por atdheun me siguri jo dhe Dhente Zoti qe mbasi te merrni gjithcka gjeni atje, te riktheheni ketu per t’ia sjelle atdheut!”, iu drejtua Rama te pranishmeve. Ai tha se ishte shume krenar per nivelin e larte te qindra e qindrave nxenesve te kryeqytetit. Ky aktivitet sherbeu gjithashtu per prezantimin e numrit te trete te revistes “TEN”, reviste e cila u dedikohet nxenesve te dalluar dhe i ben ata autore te ketij botimi. Revista “TEN” synon te percoje tek nxenesit e shkelqyer, deshiren e shembullin pozitiv, sepse kryeqyteti yne, cdo komunitet brenda tij ka nevoje per shembullin pozitiv, vlerat dhe idete qe keta te rinj percjellin ne shoqerine tone. Po ashtu, revista eshte njekohesisht edhe nje ure komunikimi dhe nje mundesi per nxitjen dhe promovimin e te rinjve, se bashku me shume mundesi te tjera qe Bashkia e Tiranes synon te ofroje per t’i mbeshtetur ata.