E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i Oktapodit: Gjermania fiton ndaj Argjentines

Nje oktopod, i cilesuar me vetite e nje orakulli ne Gjermani, parashikoi nje dite me pare se do te jete skuadra gjermane fituese e ndeshjes cerekfinale me Argjentinen. Oktopodi i famshem i finaleve te Kupes se Botes, “Afrika e jugut 2010”, ka parashikuar te gjitha rezultatet e Gjermanise ne kater ndeshjet e deritanishme. Ai ka zgjedhur serish fitues ekipin e Joakin Levit, cka do te thote se Gjermania do te kaloje me tej ne gjysmefinale. Oktapodi ka parashikuar nepermjet nje formule nga e zonja e akuariumit, se Gjermania do te eliminoje Argjentinen e Diego Armando Maradones ne ndeshjen cerekfinale. Metoda qe perdoret per te marre nje pergjigje prej oktapodit eshte e thjeshte: Ai ndodhet ne nje akuarium, ne qytetin e Oberhauzenit ne Gjermani. Oktapodit i jepet ushqim me dy flamuj te ndryshem, te ekipeve qe ndeshjen me njera-tjetren dhe oktapodi zgjedh ushqimin e skuadres fituese. Ne rastin e fundit ai ka zgjedhur ushqimin me flamurin gjerman. Oktapodi orakull me emrin Paul, gjeti gjate ketij Boterori se Gjermania do te fitonte dy ndeshjet e grupit me Australine dhe ekipin e Ganes, si dhe parashikoi qe do te mundej nga Serbia. Pas ketyre parashikimeve, ai ndryshe nga shumica dermuese e tifozeve, parashikoi se Anglia do te eliminohej dhe skuadra e Joakin Levit, do te kalonte me tej. Oktapodi qe parashikon ndeshjet ka fituar emer dhe ka bere buje jo vetem ne Gjermani, por edhe me gjere. Do te ishte dicka e vecante, per parashikimet e tij, ne rast te ndonje kualifikimi te mundshem te Gjermanise. Oktapodi ka parashikuar edhe ne Euro 2008 rezultatet e Gjermanise dhe ka gabuar vetem nje ndeshje, nga pese parashikime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›