Rama flet në Parlamentin Europian: Na ndihmoni të kapim kohën e humbur (VIDEO)
(E PERDITESUAR)- Kryeministri Edi Rama ka folur në Parlamentin Europian në një seancë të organizuar për Shqipërinë.
Përpara eurodeputetëve, Rama kërkoi ndihmë për të kapur kohën e humbur.
Rama kritikoi qëndrimet nacionaliste të paraardhësit të tij.
Është një moment i ri dhe ne besojmë se me ndihmën tuaj dhe të Parlamentit Europian, partnerë të Shqipërisë dhe rajonit në Europë, ne mund të përfitojmë shumë nga koha e humbur.
Në politikën tonë të jashtme dhe si shtet, Shqipëria ka qenë një ndër vendet më të qëndrueshme dhe e pandikuar nga ndryshimi i pushtetit. Por në të njëjtën kohë, është dëmtuar kohët e fundit nga ethet nacionaliste, tha Rama duke shtuar se politika e jashtme do jetë zero probleme me fqinjët.
Sërish Rama e krahasoi votimin e 23 qershorit me vitin 1992.
Besoj se populli shqiptar ka votuar për ne si rezultat jo vetëm i zëvendësimit të një kryeministri me tjetrin, por ishte një nevojë për të ndryshuar vendin. Dhe ky është rezultati që na bën të përulur në një mënyrë që na bën të gjithëve shumë të ndërgjegjshëm për faktin se jemi në një pozitë të tillë, se jemi këta që jemi për ata çka nevojë dhe mendon populli se duhet të jemi ne për të. Është përgjegjësi e madhe dhe ne jemi të gatshëm për të punuar dhe për të përmbushur atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor. Në vitin 1992, shqiptarët votuan për një ndryshim të madh, më 23 qershor ishte kërkesa e dytë për ndryshim që garantoi rotacion paqësor dhe tregoi një mesazh të qartë se është demokracia që nevojitet ne jetën e secilit. Ju siguroj se gjithçka kemi bërë dhe parlamenti ka bërë shumë për Shqipërinë, nuk do jetë e kotë por do jetë burim frymëzimi dhe në të njëjtën kohë do jetë një arsye me tepër për ne për të plotësuar sa më shpejt atë çka mungon për të pasur Shqipërinë si anëtarë me të drejta të plota në familjen evropiane, siguroi kryeministri Rama.
Rama tha se opozita duhet të marrë pjesë në çështjen e integrimit.
Politika jonë ka vuajtur shumë pas rënies së komunizmit nga përpjekja për të luftuar njëri-tjetrin dhe jo për idetë. Prova e parë e programit tonë qeverisës nuk do jetë thjesht një fillim euforik, por një instrument për të vijuar në parlament për ti dhënë opozitës çdo gjë që ne nuk e morëm si opozitë, tha Rama.
Rama foli edhe për çështjen e Kosovës, duke thënë se njohja e saj është gjëja e duhur për rajonin dhe Europën./ep