E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet gardisti i Berishës me detyrim paraqitje!

Fatos Skeja

Fatos Skeja

(E PERDITESUAR)- Policia ka liruar gardistin e Familjes Berisha, Fatos Skeja, me detyrim paraqitje.

Lajmi sapo është konfirmuar nga burime të policisë.

Pas arrestimit të gardistit të Berishës, Fatos Skeja, është shtuar presioni mbi Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ta liruar atë.

Mësohet jozyrtarisht se arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe policia ka hezituar fillimisht për arrestimin e tij.

Pas ndalimit ai është shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Ish-efektivi i Gardës së Republikës, Fatos Skeja është arrestuar nga Policia e Tiranës pasdrekën e sotme në kryeqytet.

Burime nga grupi hetimor flasin për një denoncim për gjobëvënie. Bëhet fjalë për një gjobë në shumën 100 mijë eurove, e mbetur në tentativë, por ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Lirimi është një provë e fuqisë që kane strukturat e Berishës në polici dhe prokurori, për ti rezistuar shtetit ligjor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›