E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama fton të gjithë të bëhen pjesë e adrenalinës së Automotive Fair Albania

TIRANË, 21 mars/ATSH/- Automotive Fair Albania, eventi më i madh për të apasionuarit pas makinave, rikthehet në datat 27-30 mars në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama fton të gjithë që të bëhen pjesë e adrenalinës së Automotive Fair Albania, më 27-30 Mars te Sheshi “Nënë Tereza” dhe Sheshi “Italia” në Tiranë.

Ky event sportiv vjen me aktivitete risi për promovimin e mëtejshëm të automotivit dhe transportin e gjelbër, lëvizshmërinë e sigurt dhe argëtimin.

Do të zhvillohen minigara, parada dhe shfaqje automotive, ekspozime mjetesh me interes të lartë historik RETRO dhe nuk do mungojnë aktivitetet edukative për të gjitha grupmoshat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›