Rama i bën një “21 janar” faqes zyrtare të kreut të PPE-së, Josef Daul
“Ushtria ylberiste” e Edvinit: “Josef Daul, lopë e çmendur, idiot, fëlliqësirë, pederast...”
Europarlamentari Daul: Ofendimet ndaj personalitetit tim, jashtë frymës evropiane
Korit të simfonisë anti-perëndimore, të kryesuar nga Koreja e Veriut, Irani, Kuba, i është bashkuar edhe Edvini, i cili ka mobilizuar kësaj radhe “Ushtrinë Rozë” për të poshtëruar një nga personalitetet më të shquar të BE-së, kryetarin e PPE-së, Josef Daul. Ky nuk është sulmi i parë që bën Rama ndaj një personaliteti të shquar. Kujtojmë këtu ofendimet filo-raciste ndaj ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, në një nga gazetat më të shëmtuara nga aspekti i etikes gazetareske, pasi ambasadori amerikan deklaroi qëndrimin e SHBA-së se Rama është barrikada që po qëndron në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Ky konstatim i fundit, pra se Rama është kthyer si “serb i veriut të Kosovës” për Shqipërinë, dhe zbërthimi në mënyrë derivate i këtij ekuacioni, ku ndryshori “x”, i cili mbante gjallë misterin në arenën ndërkombëtare (pasi në Shqipëri dihej problemi i tij) se pse Edvini mban një qëndrim kaq anti-europian, u zbulua edhe në zyrat e BE-së dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit se ishte sëmundja skizofrenike me porcione histerizmi e Edvinit. Replikat e tërthorta të këtij të fundit me Perëndimin, e kanë bërë Ramën një Ahmadinexhad të Shqipërisë. Në faqen zyrtare, në rrjetin social të ‘Facebook-ut”, Ushtria Ylberiste e Edvinit, e përbërë nga ish-punonjës të lartë të bashkisë, forume të ndryshme socialiste, OJQ të majta, ku në krye të të gjithave qëndron despoti Erion Veliaj, ka bërë një “21 janar” në profilin e kryetarit të PPE-së. Ofendimet në faqen e tij, janë nga më vulgaret, të nxjerra nga llumi i shoqërisë, të cilat fyejnë identitetin dhe personalitetin e tij. Meqenëse Rama në librin “Kurban” ka pasur cipën që të shkruante ofendimet e bëra ndaj tij, edhe unë po marr guximin (edhe pse me vështirësi, pasi së pari më pengon etika njerëzore, e pastaj ajo gazetareske) të shkruaj disa nga këto ofendime, të cilat duan një enciklopedi për t’u përmbledhur: Trap; hajvan; pederast; prapanicë-lëpirës, poshtërsirë; gjarpër etj...etj. I gjendur përballë një sulmi të tillë të paprecedent, fyes dhe për vetë aspiratat europiane të kombit shqiptar, z. Josef Daul mori guximin të replikonte me ‘disa shqiptarë”, siç thotë ai, ofendimet e të cilëve nuk kanë asnjë lidhje me frymën evropiane. “Është shumë e qartë se disa njerëz në Shqipëri kanë shtrembëruar atë që kam thënë për Shqipërinë këtë javë në Marsejë. Thelbi i fjalimit tim ishte se Shqipëria gjendet në rrugën e duhur për një integrim më të thellë evropian. Fyerjet, që shumë njerëz mendojnë se janë të dobishme për t’u publikuar në këtë faqe, nuk janë në përputhje me këtë integrim evropian”, përfundon deklarata e z. Daul në “Facebook”. Sulme të tilla ndaj personaliteteve të Perëndimit, tregojnë edhe një herë se reminishencat anti-Perëndim të komunizmit, marrin ende frymë brenda PS-së, dhe “bima” që i jep oksigjen, është vetë Edvin Kristaq Rama.
Zakonisht, kur thuhet se një njeri vuan nga një sëmundje, fjala “vuan” nënkupton se pasojat e saj shtrihen vetë për personin që e ka atë sëmundje, por në rastin e Ramës, absurdi që ia kalon atij të “Procesit” të Kafkës, është se nga sëmundja e Ramës, nuk vuan ky i fundit, por vetë Shqipëria. Për të shtuar, fakti se për sëmundjen e Ramës flasin edhe personalitetet të larta Perëndimore, pra nuk është diçka që thuhet vetëm në Shqipëri, tregon se nuk është më thashethem. Sëmundja mendore e tij është reale, është lopata që ngre barrikada në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.