E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama i fiton sërish zgjedhjet me 45 ditë afat”, protestuesi: Na duhen 12 muaj qeveri teknike

Protestuesi Erald Noji  ka deklaruar në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus se po përgatitet një platformë për krijimin e një lëvizjeje të re politike, duke kërkuar 12 muaj qeveri teknike.

I pyetur se çfarë do të bënin nëse kryeministri Edi Rama do të shkonte në zgjedhje, Noji tha se i duhet më shumë kohë për t’u përgatitur, pasi afati prej 45 ditësh nuk do të ishte i mjaftueshëm.

Ai shtoi se, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin brenda një afati prej 45 ditësh, Rama do t’i fitonte sërish.

Pjesë nga intervista:

Rakipi: Nëse Rama shkon në zgjedhje, ju çfarë do të bëni?

Noji: Jemi duke përgatitur një platformë në një lëvizje politike. 12 muaj qeveri teknike. Kemi nevojë për 12 muaj.

Rakipi: Nuk do Rama.

Noji: Do t’ia marrim me patjetër. Ky sistem ka vdekur.

Rakipi: Shkon Rama në zgjedhje, ke vetëm 45 ditë kohë afat?

Noji: I merr prapë Rama. Neve na duhen disa muaj kohë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›