Rama i jep cdo deputeti të Kuvendit programin e qeverisë, Paloka: S'kemi marrë asnjë kopje
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë sot programin e qeverisë, e cila do të udhëheqë vendin për 4 vitet e ardhshme. Lajmi u konfirmua për mediat nga selia rozë.
Programi i qeverisë, i është dhënë çdo deputeti në Kuvend bashkë me një letër personale nga kryeministri për cdo ligjvënës që ulet në karriget e Kuvendit të Shqipërisë.
PS dhe LSI pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ngritën grupin e punës e cila bashkërendoi dy programet e forcave më të mëdha të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, me qëllim një bashkëqeverisje më të mirë.
Sic parashikon Kushtetuta, Kreu i Shtetit takoi sot Kryeministrin e propozuar nga koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Evropiane", duke e ngarkuar me detyrën e krijimit të Qeverisë së re. Pas emërimit nga ana e Presidentit, Rama dhe kabineti i ri qeverisës, do të votohet në Kuvend.
Paloka mohon: Nuk kemi marrë asnjë program. Duam 24 orë kohë
I ftuar në në rubrikën ‘Opinion’ në TVNEWS24 gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin Denis Minga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka zbardhi detaje të konferencës së kryetarëve, teksa tha se Gramoz Ruci i është drejtuar me fjalët 'Nuk i’u pyesim ju për programin”. Sipas Palokës ky është veprim arrogant, pasi opozita nuk mund të injorohet në këtë mënyrë teksa ka hedhur poshtë lajmin e shpërndarë nga selia rozë se kryeministri Rama i ka vënë në dispozicion programin qeverisës cdo deputeti bashkë me një letër.
“Në Kuvendin e Shqipërisë nuk është dorëzuar asnjë program. Seanca plenare është mbyllur pas votimit për kryetar. Deri në orën 15:55 nuk ka vajtur asnjë program në kryesinë e Kuvendit që dhe po të shkojë nuk ka deputet. Unë nuk kam marrë as program dhe as letër. Ne e lamë të komunikojmë me zotin Meta. Bisedova në telefon dhe më tha se kishte procedura që do më njihte. Por, nuk është kjo kryesorja. Më vjen keq për atë që tha zoti Vasili se ishte i pranishëm, dhe nëse nuk është arrogancë ajo që tha Ruci, me gjithë përpjekjet e Metës për të zbutur situatën ai tha prerë 'se nuk jemi këtu për të diskutuar se kur do paraqitet programi, pasi nuk do ju pyesim juve' tha ai copë dhe prerë. Unë i thashë nëse nuk jam këtu për t’ju pyetur po shkojmë të marrim vendimet tona të grupit. Nuk ka gjë më të rëndësishme në Parlament se programi i qeverisë. Gjë më të rëndësishme nuk mund të ketë pas buxhetit. Ne kërkuam 1 ditë kohë. Pasi minimumi duhet të lexojmë”, tha Paloka.
Paloka ka kërkuar 24 orë kohë për shqyrtimin e programit në të kundërt nuk ka përjashtuar bojkotin si masë ekstreme. “Ti opozitën e injoron dhe poshtëron, pasi i thua ne do bëjmë punën tonë. Ne do marrim vendimi tonë. Sot informova grupin në atë c’ka ndodh në konferencë. Të gjithë ishin dakord se ishte e papranueshme dhe i bëmë të qartë palës tjetër se nëse vijon me këtë këmbëngulje do marrim vendime tona ekstreme. Nuk përjashtohet bojkoti, situata janë ndryshe, pasi ne nuk duam të biem në hudhinë e tyre, pasi nëse duan të na shtynë ata kanë gjetur mënyrën e keqe”, paralajmëroi Paloka.
(e.m/BalkanWeb)