E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama i kthehet parullës “në emër të popullit”, do e përdorë për të “pushkatuar” administratën

23-08-2013 / Gazeta 55

Kryeministri shtatanik s’i fshihet më nostalgjisë për terrorin e kuq. Nga Vlora ai ka shpallur se spastrimet (të cilat ai i quan reformë) do t’i kryejë “në emër të popullit”. Filozofia politike e mazhorancës së re është konflikti përçarës dhe demonizimi i kundërshtarit, por kjo sjellje po rrezikon prishjen e kohezionit shoqëror në vend

Në emër të popullit janë bërë shumë krime dhe arrestime. Dy ditë intensive të mbledhjes paleje të qeverisë, Edi Rama i ka përmbledhur me një rresht të vetëm në rrjetin social “Facebook”:  “Detyrat janë tonat, pushteti i popullit”, duke lënë të kuptohet se misioni i kabinetit të ri, duhet të jetë spastrimet e administratës në emër të popullit. Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, mblodhi mëngjesin e së enjtes mbledhjen e dytë të ekzekutivit të ri, një takim që zgjati rreth afro 3 orë, e që u konkludua rreth orës 12:30, por diskutimi mbeti hermetik për mediat. Transparenca është e meta më e dukshme e kësaj paraqeverie. Pavarësisht interesit të jashtëzakonshëm të mediave, takimi u mbajt hermetik për gazetarët, por nga burimet brenda koalicionit qeverisës mësohet se gjatë mbledhjes dy kryetarët e grupit të punës të caktuar nga Rama e Meta, Edmond Haxhinasto dhe Ilir Beqja, kanë bërë para kabinetit të ardhshëm programan qeverisës së 300 ditëve të para. Vetëm për 300 ditë dhe jo më shumë. Nuk janë diskutuar as reforma fiskale e hyrjen së taksës progressive, as heqja e taksës për biznesin e vogël, as ulja për 95% të shqiptarëve, as hapja e 300 mijë vendeve të punës dhe as reforma për shëndetësi falas.
Ndërkohë, ministrat, ashtu siç u ishte lënë detyrë nga kryeministri në pritje, paraqitën planet e punës së tyre për çdo dikaster, duke u ndalur edhe në detyra konkrete, që  kanë të bëjnë me ngritjen e ekipeve të tyre drejtuese në çdo ministri, përcaktimi i strukturave dhe heqja me stil e njerëzve nga puna. Kuptohet vetiu, Edi Rama përgatit në Vlorës revanshin që do të bëjë e majta në administratën shtetërore dhe kjo gjë do të bëhet në emër të popullit, pasi sipas tij pushteti është o popullit, ndërsa detyra për t’i hequr njerëzit nga puna është tij. Dhe kjo që është vendosur në zonën e parë operative të Vlorës, do të bëhet me ndryshime strukturash  “të reja” sepse në këtë mënyrë mund t’u shmanget padive të shumta gjyqësore të panafakëve të shkarkuar padrejtësisht që do të bllokonin sistemin gjyqësor. Spastrimet në administratën aktuale do të jenë të shumta por jo aq shumë sa për të kënaqur turmën e militantëve që iu është premtuar punë dhe privilegje të reja.
Por më e rëndësishmja për ata është heqja nga puna e demokratëve apo administratës që futi Shqipërinë në NATO, administrate që bëri të mundur liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë në zonën Shengen, apo që arrit në zgrip të marrjes së statusit të vendit Kandidat. Dhe këtë Edi Rama premton se do ta bëjë në emër të popullit që i kanë lënë detyra mbi detyra. Për ata që e kanë dëgjuar apo lexuar për bëmat e  stalinistit të fundit Enver Hoxha dhe sot dëgjojnë kryeministrin në ardhje Edi Rama apo ndonjë tjetër të sojit të tij, do t’u tingëllojë e njohura  muzika e  dogmës që përdorin, por edhe talljet brenda species që më pas përfunduan në vrasje dhe arrestime në emër të popullit, të këtij populli që po flet sot Edi Rama.  Kësisoj e përbashkëta qëndron në pazotësinë e një profesioni përveç gënjeshtrave, sepse edhe Enver Hoxha nuk kish pasur ndonjë profesion e as diplomë, po ashtu edhe Rama që është një ish-mësues vizatimi pa vepra dhe pa punë të ekspozuara.
Sidoqoftë modeli i Edi Ramës për të ushqyer logjikën e dashurisë për popullin dhe detyrat madhore që të qeverisë së re se ç’kanë diçka qesharake, perverse dhe tallëse. Nëse ka njëri që e ka përcmuara popullin e tij publikisht është Edi Rama. Filozofia politike e Edi Ramës është konflikti përcarës dhe demonizimi i kundërshtarit me çdo mjet të ulët. Edi Rama gjatë katër viteve të fundit organizoi protesta, bllokimeve rrugësh, djegie gomash, grevë urie dhe demonstrata të dhunshme duke polarizuar shoqërinë në maksimum.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›