E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, i pakorrigjueshëm

18-05-2011 / Gazeta 55

Mbërrihet deri tek pushtimi i institucioneve për të ndaluar leximin e votës për ndryshim që hodhën kryeqytetasit. Keqtrajtimi i grupit parlamentar dhe rinovimi i fjalorit për revolta popullore, veç që të ndalet certifikimi i humbjes e konfirmojnë Edi Ramën si një politikan të pakorrigjueshëm, i cili pasi ka marrë peng Partinë Socialiste, po synon të mbajë peng edhe reformat edhe institucionet.

Pushtimi i KQZ-së, akti i fundit i një politikani që s’e njeh votën, por veç mbajtjen e karriges me forcë

Reagimi i Kryetarit të KQZ-së, Arben Ristani: “Deputetët e PS-së, presion të pastër politik - KQZ-ja, e vendosur të numërojë çdo votë”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve anuloi mbledhjen e djeshme ku pritej të diskutohej projekt-akti për fletët e votimit të kontestuara në Tiranë, të hedhura në kutitë e gabuara dhe që parashikohen të jenë pjesë e rezultatit për bashkinë e Tiranës. Deputetët socialistë mbërritën në ambientet e KQZ-së pas një vendimi të menjëhershëm të grupit parlamentar të PS-së, për të kundërshtuar miratimin e këtij projekt-akti. Burime zyrtare nga KQZ sqaruan se, anulimi i kësaj mbledhje u bë
për të qetësuar situatën në mjediset e Komisionit Zgjedhor, ku që nga mesdita këto mjedise ishin uzurpuar nga deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të cilët kundërshtojnë projekt-aktin e KQZ-së si dhe kërkojnë certifikimin sa më parë nga ky institucion të rezultatit për kryetar
bashkie në Tiranë.

Mbërrin policia në KQZ, largohen deputetët e PS-së

Pas uzurpimit të ambienteve të mbledhjes, KQZ-ja kërkoi ndihmën e forcave të Policisë së Shtetit për të larguar nga ambientet e sallës së mbledhjeve të këtij institucioni, deputetët
e Partisë Socialiste, të cilët ndodhen aty nga orët e mesditës. Drejtori i Komisioneve Zgjedhore
në KQZ, Alfred Spahiu, lexoi para deputetëve një vendim, sipas të cilit, “në sallën e mbledhjeve të Komisionit Zgjedhor, gjatë mbledhjeve do të jenë të pranishëm vetëm ata që janë autorizuar,
përfaqësuesit ligjorë të partive politike, mediat dhe anëtarët e KQZ-së”. Pas disa orësh pengmarrje të KQZ-së, deputetët socialistë, u larguan prej sallës së mbledhjeve, në
orët e vona të mbrëmjes së kaluar, me paralajmërimin, për tu rikthyer sot.
Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i KQZ-së Arti Lushi sqaroi se KQZ filloi mbledhjen rutinë për të shqyrtuar shqetësimet dhe kërkesat e mbërritura nga të gjitha KZAZ-të e Tiranës, në lidhje me vlerësimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara. “Para fillimit të
mbledhjes, salla ishte pushtuar nga deputetë socialistë dhe njerëz, që nuk kishin të bënin fare me
shqyrtimin e çështjeve. Në momentin kur anëtarët zunë vend për të filluar mbledhjen, deputetët e PS-së dhe njerëzit e tjerë filluan të përplasnin këmbët në tokë, duke adresuar fjalë fyese në drejtim të KQZ-së”- tha Lushaj.
Përmes zëdhënësit, KQZ u kërkoi forcave garuese në zgjedhjet vendore të 8 majit, të veprojnë në përputhje me shtetin ligjor, ndërkohë që garantoi ligjshmëri të plotë të procesit zgjedhor dhe garanci që çdo votë e shtetasve shqiptarë do të vlerësohet sipas vullnetit të tyre.
Lushi informoi se mbledhja e ardhshme e KQZ-së do të fillojë sapo të qetësohet situata.
KQZ-ja do të diskutonte për fletët e konsideruara të kontestueshme Në mbledhjen e tij të djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtonte një projekt-akt, i cili
autorizon këtë komision të vlerësojë fletët e votimit që janë hedhur në kutinë e gabuar dhe që janë konsideruar të kontestueshme nga komisionerët e KZAZ-ve përkatëse në Tiranë.
Nga ana e tij, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, sqaroi se ky projekt-akt është hartuar
në bazë të kërkesave që kanë ardhur nga KZAZ-të e Tiranës, lidhur me mënyrën se si do të vlerësohen votat e gjetura në kutitë e gabuara. “Këto kërkesa kanë ardhur nga
shumë KZAZ dhe duhet të marrin një zgjidhje nga KQZ, i cili në këtë rast funksionon edhe si KZAZ, për të përcaktuar mënyrën se si ata do të përmbyllin numërimin me të gjitha kutitë e
votimit”, tha Ristani. Nisur nga fakti se në këtë fazë të procesit, KZAZ-të e Tiranës nuk mund
të bëjnë një rishikim të tabelave të rezultateve, kërkohet që KQZ të vlerësojë këto vota si të vlefshme dhe t’i pasqyrojë ato në tabelën përmbledhëse të rezultateve për kandidatë dhe për këshillin e Bashkisë së Tiranës, e cila hartohet nga KQZ. Aktualisht këto fletë votimi janë konsideruar si të kontestueshme nga komisionerët e KZAZ-ve.

Projekt- akti
Projekt-akti parashikon që KQZ të vlerësojë këto fletë votimi dhe të vendosë se për cilin prej kandidatëve apo subjekteve për bashkinë e Tiranës duhet të llogariten këto fletë votimi. “Ky
proces mund të bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i numërimit të votave për njësitë bashkiake në kryeqytet, në mënyrë që të evidentohen të gjitha fletët e votimit, të cilat janë
hedhur në kutinë e gabuar”, thuhet në këtë projekt-akt. Në rast se KQZ do të miratojë këtë
projekt-akt atëherë do të duhet të shtyhet sërish nxjerrja e rezultatit për kreun e Bashkisë së Tiranës, pasi duhet të përfundojë procesi i numërimit të votave në të gjitha njësitë bashkiake në
kryeqytet. Hartimi i këtij projekt-akti u kundërshtua nga përfaqësuesi ligjor i Partisë
Socialiste në KQZ, Genci Gjonçaj, me argumentin se KZAZ-të kanë prodhuar
një rezultat votimi dhe tashmë ky rezultat.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›