E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama, kundër sistemit demokratik- garantoj se vota do numërohet me transparencë

18-05-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Kreu i Qeverisë Sali Berisha akuzoi sot kryetarin e opozitës Edi Rama se me aksionet e tij antidemokratike, po përpiqet të paralizojë punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Berisha theksoi se kreu i PS-së po ndjek një rrugë kryekëput të papajtueshme me rendin demokratik.
“Në situatën aktuale dua të sqarojë qytetarët se kjo mazhorancë nuk ka kundërshtuar gjer sot asnjë rezultat përveç rasteve sporadike në ndonjë komunë. Ligji nuk parashikon rezultat paraprak. Rama kërkon të imponojë me çdo kusht që rezultati paraprak të mbetet përfundimtat dhe procesi të dalë jashtë procedurave normale të shqyrtimit”- theksoi Berisha. Më tej kryeministri Berisha theksoi se nëse do të pranohej rezultati paraprak atëherë do të asgjesohej sistemi i zgjedhjeve të lira për të cilën mazhoranca është të vendosur ta mbrojë me të gjithë potencialin e saj. Shefi i ekzekutivit deklaroi gjithashtu se të gjitha votat e hedhura nga kutitë e gabuara do të numërohen në mënyrën më transparente.
“Garantoj Ramën se ato vota do të numërohen në transparencën më absolute dhe në sytë e të gjithë shqiptarëve”- theksoi Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›