E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama i pashkollë, urren mësuesit

06-04-2013 / Gazeta 55

Pas infermiereve, Rama sulme dhe kërcënime edhe ndaj arsimtarëve 



Edvini me zhargon rruge, nxënësit i quan dele, ndërsa mësuesit barinj dhe flet për “shkolla bananesh”” 



Dy javë më parë u bënte thirrje grave të shoqëronin burrat në spital, për t’i shpëtuar nga gjilpërat e infermiereve, ndërsa dje sulmoi dhe kërcënoi me burgim arsimtarët dhe drejtorët e shkollave. Nuk bëhet fjalë për një kërcënim apo shantazh me tendencë kriminale, por është vetë promotori i programit të “Rilindjes”, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. 



Nuk njeh normë e limit, kryekëput me një logjikë të pashembullt, lëshon fyerjet më të pazakonta si për bluzat e bardha ashtu edhe për qindra e mijëra arsimtarë, të cilët në misionin e tyre fisnik, meritojnë përkrahje dhe mbështetje dhe jo kërcënimet policeske të Edvinit. 



Kuptohet se në mungesë të një platforme të besueshme për modernizimin e sistemit arsimor, kreut të PS-së s’i mbetet gjë tjetër, veçse të sulmojë verbalisht arsimtarët, duke i paralajmëruar se, kur të vijë Partia Socialiste në pushtet dhe Edi Rama të jetë kryeministër, vendi i tyre, drejtorë e arsimtarë, do jetë burgu... 



Këta “rilindës të rinj” që na premtojnë Europën më shpejt se në ëndërr, na premtojnë projekte dhe platforma për zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies, infrastrukturë moderne dhe modernizim të sistemit arsimor, në të vërtetë janë një falsitet i madh i bazuar në mashtrim dhe gënjeshtër. 



Nuk ka mjet më demotivues për sa i takon progresit dhe zhvillimit të arsimit, sa kërcënimi i arsimtarëve me burgosje, qoftë edhe për shkak të pjesëmarrjeve të tyre në tubimet politike, kur gjithçka është një vullnet dhe bindje personale. 



“Që të mos ketë më mësues që t’u thuhet: ‘Paraqitu te sheshi ‘Nënë Tereza’, se do shajmë opozitën dhe po s’ishe do të heqim nga puna’. Mos ndodhë më kurrën e kurrës që nxënësit e shkollave të vihen në rresht dhe të çohen nëpër mitingje. Kjo të jetë e përjashtuar kategorikisht, të konsiderohet vepër penale. Një drejtor shkolle, i cili merr me zor trupën mësimore, merr me zor fëmijët e shkollës dhe i çon në miting duhet të shkojë në burg për një krim dhe jo të trajtohet si një militant i zoti që mbledh njerëzit dhe të mbahet akoma në detyrë”, u shpreh Edi Rama dje në një takim për dhunën kundër fëmijëve. 



Ushtrimi i një presioni të tillë padyshim që ka si qëllim ngjalljen e frikës, pasi si pasardhës i nomenklaturës së bllokut, uzurpatori i PS-së, synon të përgjojë dhe të vërë nën-rrogoz çdo qytetar të këtij vendi, me qëllim dominimin e atij pushteti që ushtroi mbi Shqipëri, ati i tij shpirtëror, Enver Hoxha panik, frikë dhe terror. 



Ai kërkon tu heqë lirinë shqiptarëve, lirinë e shprehjes, veprimit dhe lirinë e votimit. Kërkon të instalojë mbetjet e regjimit stalinist, të cilin shqiptarët e tërhoqën zvarrë 22 vjet më parë. 



Ideatori i “Rilindjes” që shan e fyen infermieret, kërcënon me burgosje arsimtarët, as që e ka idenë se institucionet arsimore në vend janë të depolitizuara... 



Por, duke pasur gjithnjë në fokus kontrollin policesk mbi shqiptarët, Edvini i di shkollat si zyra e tij mavi ku gatiten platformat antidemokratike me përndjekje, burgim dhe internime shoviniste. Jo më kot është akuzuar publikisht si kryetar i sektit të spiunëve të Shqipërisë. Ndërkaq, krahas prirjes destruktive dhe tendenca obstruktive (bllokuese), Edi Rama karakterizohet edhe nga një element tjetër, që është po aq fatkeq pohimet e dhëna më lart, “injoranca dhe naiviteti arsimor”. 



Edi Rama njihet për raportet e tij të vështira me institucionet arsimore, pasi vetë në thelb nuk ka një arsimim për tu pasur zili, madje edhe në fushën ku është diplomuar (gjithnjë nëse e ka një diplomë), ka rezultuar një dështim i madh. Në këto kushte, s’e ka për gjë t’i quajë klasat e shkollave- stalla, nxënësit- bagëti, mësuesit- barinj apo...dhe shkolla bananesh. 



Si ngelës dhe i pashkollë, ka një arsye të madhe për të pasur urrejtje kundër arsimtarëve dhe shkollave.  





Reagon ministri i Arsimit: Kreu i PS jeton në Shqipërinë e gënjeshtërt 





Tafaj: Rama e do pushtetin për të burgosur mësues



Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj dënon dhunën dhe terrorin verbal kundër mësuesve dhe fëmijëve, të kryetarit të PS, Edi Rama. “Ai kërkoi burgosjen e mësuesve që u dalin fëmijët në mitingje dhe fyeu e poshtëroi  fëmijët që sipas tij hyjnë si dele pa bar në klasë dhe shpalli mësuesit e tyre si të barabartë në dije dhe kulturë me mësuesit e 100 viteve më parë. Me këtë qëndrim, Edi Rama dëshmon se jeton në Shqipërinë e gënjeshtërt dhe se pushtetin e do për të arrestuar dhe burgosur mësues për fajin e vetëm se mësojnë fëmijët me vlerat e një shoqërie demokratike, kurse nxënësit, që mësojnë sot në shkolla, në të shumtën e tyre në standardet më të mira, i cilësoi si dele pa bar në klasat e tyre. Me këtë qëndrim zoti Rama dëshmon se nuk e njeh Ligjin e ri i të Arsimit Parauniversitar, i cili garanton statusin e mësuesit. Zoti Rama jeton në Shqipërinë e gënjeshtërt, në Shqipërinë e nihilizmit”, thuhet në reagimin e Tafajt.



Ministri i Arsimit thekson se ai (Edi Rama), për karrigen e tij është i gatshëm të mohojë çdo gjë, të kërcënojë këdo, madje të fyejë dhe fëmijët e këtij vendi. “Dje Rama gënjeu përsëri nga Durrësi. Me gënjeshtra të sajuara nga dhoma e tij mavi, ju tha shqiptarëve se paska një anketë të fondacionit Friedrich Ebert, sipas së cilës 45 për qind e nxënësve të gjimnazeve shqiptarë sot deklarojnë se kanë qenë të përfshirë në një konflikt fizik. Edi Rama gënjen! Ju ftoj të bëni një kërkim në google për të kuptuar këtë gënjeshtër të radhës të Edi Ramës”, vijon më tej reagimi i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›