Rama i përgjigjet Berishës: Monumenti në Kavajë është një shëmti. Demokracinë nuk e solle ti
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka komentuar edhe një nga çështjet më të debatuara të këtyre ditëve, heqjen e monumentit të dy gishtave në Kavajë.
Rama tha se ai monument është një shëmti estetike, duke nënkuptuar se monumenti do hiqet.
Ai nuk ka lidhje me simbolin, por me formën, Kavaja nuk e meriton, sheshi demokracia ka qenë dhe do të mbetet, demokracinë nuk e solli Saliu, por studentët, intelektualët, shqiptarët, era e ndryshimit, Kavaja ka një rol shumë të madh, tha Rama.
Sipas tij, i takon Bashkisë e kreut të saj të zgjedhur me vullnetin e popullit, dhe jo Berishës, se çfarë do të bëhet me sheshin në Kavajë dhe projektet për të.
Ne kemi thënë dhe i qëndrojmë asaj që kemi thënë, jemi në bashkëpunim me kreun e bashkisë që do ta rindërtojmë këtë, tha Rama./ep