Rama i pergjigjet Topit Gati per dialog zgjedhjet e reja te domosdoshme

TIRANE- Kreu i Partise Socialiste Edi Rama i eshte pergjigjur zyrtarisht letres se derguar nje dite me pare nga Presidenti i Republikes Bamir Topi partive politike ku kerkonte dialog mes tyre. Ne kete leter kreu i PS-se Edi Rama shpreh gadishmerine e forces qe perfaqeson per angazhim maksimal per te punuar ne menyre qe procesi i zgjedhjeve vendore te jete i pakontestueshem.
Ne kushtet e sotme zgjedhjet nuk mund te behen ne rast se vertete duam qe ato te jene nje gare e lire dhe e ndershme dhe jo nje farse e cila do te nxise percepitimin e metejshem te krizes - i drejtohet Rama Presidentit Topi.
Sipas kryesocialistit angazhimi i te derguarit te BE-se Miroslav Lajcak eshte nje shans i mire te cilin palet nuk duhet ta humbasin bashke me kohen qe iken.
Ne leter Rama vlereson perpjekjet e Presidentit per zgjidhjen e krizes politke dhe apelin qe ai ben ne letren e disa diteve me pare.
Sipas Rames kjo krize eshte vecse simptoma me kuptimplote e nje krize shume me te rende sesa thjesht politike.
Kjo eshte kriza e kapjes se shtetit per interesa te pushtetit shkruan Rama.
Duke iu referuar ngjarjeve te 21 janarit Rama shkruan Nuk mund te ngaterrohen aktet sporadike te dhunes se ushtruar nga demonstruesit per me teper ne kushtet e kaosit te shkaktuar prej provokimit skandaloz ndaj tyre me bomba e gazlotsjelles
Me tej ai shkruan se Opozita e Bashkuar Partia Socialiste dhe vete ai personalisht mbeshtesin pa asnje rezerve hetimin nga Prokuroria.
Per Ramen eshte i domosdoshem madje pa humbur kohe edhe gjykimi i popullit shqiptare me vote per pergjegjesine poltike morale te atyre qe sot qeverisin ne nje vend ne NATO ku qytetaret u vrane e u plagosen me pushket e shtetit.
Rama ka siguruar presidentin Topi per pjesmarrje aktive ne jeten parlamentare.
Deshiroj tju siguroj per pjesmarrjen tone aktive ne jeten parlamentare dhe tju garantoj se bojkoti i zgjedhjeve vendore nuk ka qene kurre nje opsion yni dhe nuk do te jete asnjehere opisoni yne-shkruan Rama
Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi ne kuader te perpjekjeve te vazhdueshme per te nxitur palet politike ne gjetjen e nje zgjidhje te qendrueshme dhe afatgjate te krizes politike u eshte drejtuar sot me nje leter te gjithe kryetareve te partive politike parlamentare si dhe partive te tjera politike me rol aktiv ne qeverisjen vendore. Per dijeni letra iu eshte percjelle edhe institucioneve nderkombetare te pranishme ne Tirane.
Ne mesazh Presidenti Topi pasi shpreh shqetesimin e thelle per perkeqesimin e situates politike ne Shqiperi paraqet kendveshtrimin e tij mbi problematiken e krizes politike pasojat e saj si dhe sugjeron mjete politike e institucionale per kapercimin e saj.
Ne vijim eshte teksti i plote i letres
Prej disa muajsh vendi yne vijon te jete peng i kontradiktave politike dhe konfliktualitetit politik institucionet perfaqesuese nuk jane teresisht funksionale dhe imazhi i Shqiperise eshte demtuar ndjeshem ne raport me Bashkimin Evropian dhe partneret tane strategjike nderkombetare. Ky zhvillim negativ kulmoi me ngjarjet tragjike te 21 janarit ku ne rrethana te papranueshme u shenuan akte dhune ndaj institucioneve te shtetit dhe humben jeten kater qytetare.
Kam bindjen se ndaj me ju te njejtin mendim per nevojen e hetimit korrekt profesional dhe te pavarur te ketyre ngjarjeve me qellim qe cilido individ i cili ka shkelur ligjin pavaresisht perkatesise politike ose profesionit te perballet me pasojat e merituara ligjore.
Shqiperia meriton te kete institucione te pavarura meriton qe keto institucione te kene kohen dhe hapesiren e tyre per te vepruar ne perputhje me ligjin pa ndikime e presione politike sepse cdo problematike meriton te trajtohet e te marre zgjidhje ligjore e institucionale.
Ne nje kontekst me te gjere sic edhe e kam theksuar disa here publikisht mendoj se burimi i krizes politike duhet kerkuar ne mosbesimin e thelle midis paleve politike mungesen e dialogut institucional ne oratorine konfliktuale e perjashtuese politike si dhe dominimi shpeshhere te interesave dhe agjendave politike nominale mbi ato publike e institucionale.
Per kete arsye mendoj se problematika aktuale politike ka nevoje per nje ridimensionim te sjelljes politike dhe institucionale te bazuar ne rikthimin e qetesise te dialogut te sjelljes kushtetuese dhe rikthim te vemendjes kryesore ne agjenden integruese te Shqiperise.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane prane nesh per te na nxitur dhe ndihmuar te fitojme maturine e nevojshme politike per te menaxhuar krizat qe krijojme vete ndaj edhe ne emer te qytetareve apeloj qe ju dhe forca politike qe drejtoni te luani nje rol sa me aktiv ne rikthimin e klimes se besimit te dialogut te bashkepunimit dhe te sjelljeve te denja per nje vend anetar ne NATO dhe me aspirate te merituar per anetaresim ne Bashkimin Evropian.
Une apeloj te ndikoni personalisht mbi partine tuaj politike politikanet medien dhe mbeshtetesit tuaj politike per vetepermbajtje dhe sjellje larg cdo retorike konfliktuale per respektim e mbeshtetje te institucioneve kushtetuese per pjesemarrje dhe jete aktive parlamentare per permbushjen e detyrimeve ligjore ndaj procesit zgjedhor te dates 8 maj si dhe per realizimin ne kohe te te gjitha kerkesave te parashtruara nga Komisioni Evropian.
Besoj shume se ndaj me ju vleresimin se ne keto momente Shqiperia ka nevoje emergjente te kaperceje krizen politike ne te cilen ndodhet te deshmoje aftesi dhe maturi politike per tiu rikthyer orientimit te vendosur evropian sic besoj dhe theksoj se qytetaret shqiptare kane te drejte te presin nga perfaqesuesit e tyre politike aftesi per te kerkuar e gjetur zgjidhje afatgjata ne interes te vete qytetareve dhe te vendit vullnet te qarte per te bashkepunuar ne ndertimin e nje te ardhme sa me pozitive per vete Shqiperine. Per kete eshte me se i nevojshem kontributi juaj personal dhe i forces politike qe ju drejtoni ne menyre qe procesin politik te mos ta shohim si bilanc personal apo partiak humbjeje apo fitoreje por si nje nevoje themelore per te fituar qytetaret dhe Shqiperia.
Sot eshte koha qe ky dimension pozitiv te jete perparesi me bindjen e thelle se ky eshte e do te mbetet nje sherbim i cmuar per te sotmen dhe te ardhmen e projektit tone evropian.
Ne kete kontekst apeloj te shfrytezoni cdo forme te komunikimit institucional ne funksion te rivendosjes se dialogut politik trajtimit e zgjidhjes sa me te shpejte te problematikave aktuale si dhe keshtu ne dhenien e kontributit real ne arritjen e standardeve te nevojshme per nje vend aspirues per anetaresim ne Bashkimin Evropian.
Personalisht jam i gatshem te marr cdo veprim te nevojshem qe nxit apo garanton dialogun politik midis paleve politike si dhe te mirepres dhe te mbeshtes propozime konkrete qe bejne te mundur jetesimin e ketij dialogu institucional.