E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama i shkon Albin Kurtit në zyrë, takimi “kokë më kokë” i dy kryeministrave zgjati vetëm 6 minuta

Pas seancës së përbashkët të dy kuvendeve, Kryeministri Edi Rama mbërriti në zyrat e qeverisë në Prishtinë për një takim kokë më kokë me Kryeministrin Albin Kurti.

Megjithëse u shpreh mbështetje dhe u theksua forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, tensioni mes dy kryeministrave nuk ishte i padukshëm.

Takimi në zyrat e qeverisë zgjati vetëm 6 minuta, ndërsa më herët, gjatë seancës, Rama i çoi një letër Kurtit, të cilën ky i fundit refuzoi ta hapte, të paktën përpara kamerave.

Në përfundim, nga zyrat e Kryeministrisë u njoftua miratimi në parim i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Lojërat Mesdhetare, Prishtina 2030. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›