E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

Një gardh metalik është vendosur në hyrje të Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ pak minuta para nisjes së protestës në ditën e katërt të saj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar lidhur me vendosjen e gardhit metalik në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pak para nisjes së protestës së qytetarëve.

Hita sqaroi se masat e marra nuk lidhen me protestën, por janë pjesë e planit të sigurisë të hartuar për ndeshjen Shqipëri-Izrael.

“Kjo pjesë është bërë për planin e masave të sigurisë, për ndeshjen me Izraelin. Ky është plan masash. S’do të bëjmë ndryshime.”, deklaroi kreu i Policisë së Shtetit.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur në qendër të Tiranës janë mbledhur protestues të cilët kundërshtojnë projektin turistik në Zvërnec dhe kërkojnë anulimin e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›