E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SPAK shpall pretencën për 11 të akuzuar në çështjen Veliaj

SPAK ka shpallur pretencën për 11 subjektet e marra të pandehur në dosjen ku lidhen hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënime me burg, gjoba dhe masa alternative për të pandehurit fizikë dhe juridikë.

Sipas pretencës së SPAK, janë kërkuar këto masa:

  • Elman Abule: 7 vite burg, reduktuar në 4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
  • Klotilda Bushka: 600 mijë lekë gjobë, reduktuar në 400 mijë lekë.
  • Ina Goxhaj: 7 vite burg, reduktuar në 4 vite e 8 muaj; kërkohet shërbim prove për 5 vite.
  • Fatmir Bektashi: 1 vit burg, reduktuar në 8 muaj; kërkohet pezullimi i dënimit dhe punë në interes publik.
  • Fatjon Baçi: 5 vite burg, reduktuar në 3 vite e 4 muaj; kërkohet shërbim prove.
  • Flutura Xhani: 60 mijë lekë gjobë, reduktuar në 40 mijë lekë.
  • Frosina Bollo: 1 vit burg, reduktuar në 8 muaj; kërkohet shërbim prove për 1 vit e 6 muaj.
  • Adela Kondakçiu: 7 vite burg, reduktuar në 4 vite e 8 muaj; kërkohet përjashtimi nga vuajtja e dënimit.

Për personat juridikë:

  • Rametal sh.p.k.: 12 milionë lekë gjobë.
  • Kontakt sh.p.k.: 600 mijë lekë gjobë.
  • OJF Frobolus: 340 mijë lekë gjobë.

Pas paraqitjes së pretencës së SPAK, pritet që mbrojtja e të pandehurve të paraqesë konkluzionet përfundimtare, përpara se gjykata të tërhiqet për vendimmarrje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›