E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama inspekton punimet në bllokun 59 pranë lagjes "Ali Demi"

Kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve në bllokun 59 pranë lagjes "Ali Demi" në kryeqytet u shpreh se pushteti qëndror po cënon në mënyrë këmbëngulëse autonominë vendore. Sipas Ramës, pushteti po qëndron në këmbë për të vjedhur Shqipërinë dhe shqiptarët. Rama ka theksuar se pritoritet i bashkisë do të jetë transformimi i të gjitha zonave nga qendra drejt periferisë.
Blloku 59, i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, duke filluar nga rrugët, rrjeti i kanalizimeve, si dhe ndriçimi publik, dhe zonat e gjelbërta.
Ky bllok kufizohet nga rrugët "Hasan Sufa", "Ali Demi" dhe Bulevardi "Bajram Curri", dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 25 hektarësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›