Çështja e emrit, takohen kryeministrat Papandreu dhe Gruevski

Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Jorgos Papandreu dhe Nikola Gruevski, janë takuar në Bruksel dhe kanë biseduar për zgjidhjen e kontestit rreth emrit.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase të cilat citojnë burime të kabinetit të kryeminitrit Gruevski. Sipas këtyre burimeve takimi mes dy kryeministrave ka qënë i vështirë, por i dobishëm dhe i suksesshëm. Burimet gjithashtu theksojnë se takimi është një bazë e mirë për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Shkupit dhe Athinës.
Gjithashtu të dy homologët kanë biseduar për rajonin dhe sfidat që gjenden para Maqedonisë dhe Greqisë.