Rama ironizon deklaratat e Berishës: Jerm

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sërish sot përmes bufit të kënetës deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Rama publikoi në rrjetet sociale një video me dy buf, ndërsa në sfond dëgjohen deklaratat e Berishës në takimet elektorale.
“Jerm…”, shkruan Rama, ndërsa publikoi videon me deklaratat e Berishës.
Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.
/m.m/r.e/a.f/