Rama ironizon deklaratat e Berishës

TIRANË, 24 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka ironizuar një deklaratë të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Rama ka publikuar një “buf”, ndërsa në sfond dëgjohen premtimet elektorale të Berishës në lidhje me rindërtimin e banesave, kur kreu i PD-së ngatërron rendin e fjalive.
“Eh, eh, eh”, shkruan Rama, në videon e publikuar në rrjetet sociale.
Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot. /j.p/