E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama ironizon deklaratat e Berishës

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ironizoi sërish sot me bufin e kënetës deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Rama publikoi në rrjetet sociale një video me buf, teksa dëgjohet kreu i PD-së që shprehet se “nuk dorëhiqet Sali Berisha”.

Kryeministri Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›