Rama ironizon koalicionin opozitar me deklaratën e Xhaferajt

TIRANË, 18 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ironizoi sërish sot me bufin e kënetës deklaratat e deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj.
Kryeministri publikoi në rrjetet sociale një video ku shfaqen dy bufë, ndërsa në të është përfshirë edhe deklarata e deputetit Xhaferaj, i cili thekson se “Aleanca e drejtuar nga tre burrat e shteti, Selami Jenisheri, Sali Berisha dhe Kujtim Gjuzi, një listë që do e bëjë Shqipërinë madhështore në 11 maj”.
Kujtojmë që Kryeministri ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, por edhe opozitarëve të tjerë, me personazhin e bufit të kënetës, që sipas tij konsiderohet “një specie armiqësore ndaj diversitetit”.