Rama ironizon opozitën: Ju flet këneta

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sot deklaratat brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
“Ju flet këneta..”, shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video me deklarata të ndërsjella mes kryetarit aktual të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Në video dëgjohen akuzat e ndërsjella mes Berishës dhe Bardhit, si dhe deklarata e këtij të fundit se “do të tërhiqej nga politika aktive nëse Berisha do të jetë kryetar i PD-së”.
Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.
/m.m/j.p/