Durrës, homazhe pranë bustit të Mujo Ulqinakut në 86-vjetorin e rezistencës antifashiste

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Sot, në qytetin e Durrësit është përkujtuar 7 prilli 1939, dita e parë e rezistencës antifashiste të popullit shqiptar.
Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve të zhvilluar pranë bustit të Mujo Ulqinakut, ku u vendosën kurora me lule në përkujtim të heronjve e dëshmorëve të kësaj rezistence.
“Në 7 prill 1939, atdhetarët shqiptarë, Mujo Ulqinaku dhe të gjithë ata ushtarakë dhe vullnetarë nga Durrësi e i gjithë vendi, bënë rezistencën e parë dhe i treguan botës se cili ishte vullneti i këtij populli duke e kthyer 7 prillin në ditën e parë të rezistencës antifashiste të popullit shqiptar, duke vendosur me sakrificën e me gjakun e tyre vendin tonë në anën e duhur të historisë”, u shpreh Sako në një postim në rrjetet sociale.
“Në këtë ditë i drejtojmë nderimin tonë edhe të gjithë atyre brezave që kanë lënë gjurmë në historinë e qytetit tonë dhe të gjithë Shqipërisë”, përfundoi Sako. /j.p/
Nga ceremonia e homazheve pranë bustit të Mujo Ulqinakut, në 85-vjetorin e Rezistencës 1 nga 12