E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama iu jep porosite e fundit deputeteve ceshtja e diskutimit komisioni hetimor

Tirane 27 dhjetor NOA-Kreu i selise roze ka takuar pak me pare deputetet e grupit parlamentar socialist ku mesohet se ceshtja e bisedes ka qene ngritja e komisionit hetimor per zgjedhjet e kaluara.

Burime zyrtare brenda kesaj partie konfirmojne per agjencine e lajmeve NOA se eshte diskutuar me tej rreth seances se pasdites e cila pritet te filloj ne oren 17.00.

Ne kete seance e vetmja pike e rendit te dites eshte ngritja e komisionit hetimor per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009.
Per te zgjidhur ngercin politik partia Demokratike i ka ofruar nje numer te konsiderushem anetaresh ne komision madje ne diskutim tashme eshte kryesimi i ketij komisioni.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›