E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen negociatat PS-PD pas takimit te negociatoreve nuk arrihet kompromisi

Tirane 27 dhjetor NOA- Ndersa pritet te filloj seanca e fundit parlamentare per kete vit mesohet se Partia Demokratike dhe ajo Socialiste nuk kane gjetur rrugen e kompromisit.

Kompromisi kishte te bente me ngritjen e komisionit hetimor ku gjate seances se dites se enjte dhe negociatave qe u zhvilluan ne ambientet e parlamentit maxhoranca dhe opozita rane dakord qe PS te kete kryetarin e komisionit.

Madje nje tjeter pike qe u vendos ishte qe partia Socialiste te kete shumicen ne vendimmarrje.

Ekspertet ligjore te ngarkuar per arritjen e kompromisit Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Ilir Rusmali e Viktor Gumi nga Partia Demokratike kane ngecur ne te njejten pike kerkesa e maxhorances per te shtuar nje pike te 4-et qe hetimi te zhvillohet brenda kushtetutes dhe kuadrit ligjor ndersa pika tjeter duket se ka qene serish menyra se si do procedohet me kutite e materialeve zgjedhore.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›