E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, leksion të hapur me studentë dhe nxënës në Prishtinë

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama në përmbyllje të vizitës në Kosovë mbajti një leksion të hapur me studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri”.

Gjatë takimit, Rama tha se “gjërat kanë ecur dhe kanë ecur në drejtimin e duhur midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe për këtë mjafton të bësh një krahasim midis një dekade më parë dhe sot ku nuk ka krahasim”.

Kryeministri Rama theksoi se “kemi plane të përbashkëta siç është plani i hekurudhës apo plani i Portit të Durrësit dhe Portit të Thatë në Prishtinë që do të lidhë dy portet. Janë projekte madhore”.

Rama ndodhet sot për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u prit fillimisht nga presidentja Vjosa Osmani dhe nga kryeministri Albin Kurti.

Po ashtu, Rama mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, kushtuar gjykimit në Hagë të ish-udhëheqësve së UÇK-së.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›