E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama leter Berishes Si duam fletet e votimit Kryeministri Oferten e dua ne rruge zyrtare

/ /

Rama hedh ne leter deklaraten e tij se ka hequr dore nga hetimi i fleteve te votimit duke ia paraqitur kreut te maxhorances si propozim per ti hapur rruge ngritjes se komisionit hetimor. Kreu i PS-se shpreh shqetesim per zgjatjen e krizes politike duke u shprehur se ajo nuk po gjen zgjidhje per shkak te mungeses se gatishmerise se qeverise. Kjo oferte bazohet mot-a-mot ne rezoluten e Parlamentit Europian dhe une vete jua kam dorezuar ate ne formen e nje projekti te firmosur nga mbi 30 deputete te opozites per ngritjen e menjehershme te nje komisioni hetimor per zgjedhjet me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites me nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore pa perfshire fletet e votimit shprehet Rama ne letren e tij te cilen njekohesisht ia adreson edhe Presidentit te Komisionit Europian Jose Manuel Barroso Komisionerit per Zgjerimin Stefan Fule Kryetarit te Grupit Parlamentar te eurodeputeteve te majte Martin Schulz si dhe Kreut te Grupit Parlamentar te Partive Popullore ne PE Joseph Daul. Per kreun socialist deputetet e PS nuk do te kushtezojne me marredhenien e tyre me parlamentin te lidhur me fatin qe do te pesojne fletet e votimit ndersa shprehet se do te ulet menjehere per reformen zgjedhore sapo te filloje nga puna komisioni hetimor parlamentar. Ska dyshim se me te filluar permes ketij hetimi procesi i transparences se shkalles se zbatimit te ligjit ne zgjedhjet e shkuara ne jemi gati te nisim edhe dialogun per reformen e re zgjedhore. Teksti i Letres

I nderuar zoti Berisha
Shume te shqetesuar per zgjatjen dramatike te krizes per shkak te mungeses se gatishmerise se qeverise per te pranuar zgjidhjet e ofruara nga ana jone sikunder nenvizohet edhe ne opinionin e Komisionit Europian e kemi pare te udhes edhe njehere ne emer te interesave te vendit e ne funksion te axhendes europiane te tij tju bejme nje oferte te re.
Kjo oferte bazohet mot-a-mot ne rezoluten e Parlamentit Europian dhe une vete jua kam dorezuar ate ne formen e nje projekti te firmosur nga mbi 30 deputete te opozites per ngritjen e menjehershme te nje komisioni hetimor per zgjedhjet me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites me nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore. Pa perfshire fletet e votimit.
Pra sikunder e kemi bere tashme publike per hir te kompromisit te domosdoshem qe duhet ti jape fund krizes politike te vendit ne nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim. As nuk e kushtezojme marredhenien tone te metejshme me Parlamentin me fatin e fleteve te votimit pavaresisht opinioneve krejt te ndryshme qe kemi per kete ceshtje si per shume ceshtje te tjera.
Ska dyshim se me te filluar permes ketij hetimi procesi i transparences se shkalles se zbatimit te ligjit ne zgjedhjet e shkuara ne jemi gati te nisim edhe dialogun per reformen e re zgjedhore.
Ne besojme se vetem transparenca e zgjedhjeve te shkuara krijon per reformen e re bindjen e arsyeshme se nuk behet fjale thjesht per te pasur nje ligj me te mire ne leter sic ka ndodhur njezet vjet me radhe pas zgjedhjesh pa standarde evropiane por nje ligj qe do te zbatohet me mire se me pare ne realitetin e zgjedhjeve ne Shqiperi. Sepse permes kesaj transparence palet do te deshmojne per here te pare vullnetin per te hetuar zbatimin e nje ligji kaq themelor per bashkejetesen demokratike te shqiptareve duke luftuar ne rrenje semundjen e vjeter te zgjedhjeve pa standarde duke nxjerre konkluzione te arsyeshme per permiresimin e ligjit zgjedhor po edhe pergjegjesi konkrete te administrates zgjedhore ne procesin e implementimit te tij. Si edhe duke hapur per te ardhmen kapitullin e transparences se pakushtezuar pas zgjedhore e cila do te jete nje garanci e madhe per riperteritjen e besimit te cdo zgjedhesi tek vlera e votes se tij. Berisha Presim propozimet e PS i kemi ofruar Avokatin

Kryeministri Sali Berisha u takua dje me Zevendessekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Europes Maud de Boer Buquichio te cilen e informoi se eshte ne pritje te propozimeve nga opozita per ngercin politik. Sipas njoftimit per shtyp te Kryeministrise Berisha eshte shprehur se do te shqyrtohet ne rruge ligjore e kushtetuese ndersa shtoi se opozites i eshte ofruar zgjedhja e Avokatit te Popullit si dhe amendimet ne Kodin Zgjedhor. Kryeministri theksoi se eshte ne pritje te propozimeve konkrete ne rruge institucionale ne lidhje me ceshtjet e ngritura nga opozita si dhe siguroi se mazhoranca mbetet e hapur dhe e perkushtuar per te trajtuar cdo propozim te opozites me seriozitet dhe ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe legjislacionin ne fuqi. Kryeministri gjithashtu vuri ne dukje oferten e mazhorances qe opozita te kete te drejten e hartimit te amendamenteve te Kodit Zgjedhor ne perputhje me rekomandimet nderkombetare me kushtin e vetem qe ato te jene te certifikuara nga Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR. Ai e njohu zonjen Buquichio me oferten e fundit bere opozites ne lidhje me te drejten e kesaj te fundit per te propozuar kandidate per Avokatin e Popullit thuhet ne njoftimin zyrtar per shtyp. Me tej ata biseduan per ceshtjet e korrupsionit ku Berisha e siguroi zonjen Buquichio se qeveria shqiptare mbetet e vendosur ne luften e saj me vullnet te hekurt dhe tolerance zero kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si interesi me i mire per qytetaret shqiptare.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›