KE Do ju mbeshtesim deri ne integrimin ne BE
Presidenti Bamir Topi u takua dje ne mesdite me zv.sekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Europes Mod de Ber Bykishjo e cila ndodhet per nje vizite ne Tirane. Sipas zyres se shtypit te Presidentit kreu i shtetit theksoi ne takim se ndjeshmeria e Shqiperise per Keshillin e Europes mbetet e larte teksa beri nje panorame te pergjithshme te ecurise se proceseve integruese ne vend dhe perpjekjeve te shtetit shqiptar per konsolidimin e shtetit ligjor dhe te institucioneve demokratike forcimin dhe efikasitetin e luftes kunder korrupsionit. Shqiptaret institucionet e shtetit tone jane maksimalisht te angazhuar dhe do te arrijne ti deshmojne Bashkimit Europian permbushjen e standardeve te kerkuara dhe vlerat e tyre me te larta qytetare dhe shoqerore. Nga ana e saj zyrtarja e larte e KE-se pergezoi kreun e shtetit per transformimin rrenjesor dhe arritjet e vendit tone edhe ne saje te keshillave dhe ndihmeses se Keshillit te Europes ne drejtim te konsolidimit te demokracise institucioneve te pavarura shtetit te se drejtes respektimit te te drejtave te njeriut. Ajo tha se kjo mbeshtetje e KE-se do te vazhdoje deri ne integrimin e vendit.