E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama leter Topit per faljen e se moshuares

Kryetari i PS, Edi Rama i eshte drejtuar ne kete fundviti permes nje letre presidentit te vendit, duke i drejtuar atij publikisht nje kerkese per faljen e nje gruaje te denuar.

Ne rreshtat e kesaj letre kryetari i opozites thote se permes medias te gjithe kane ndjekur historine tronditese te Feride Bakos, gruas 75- vjecare nga Fieri, qe mbahet ne burgun 325 te Tiranes per kultivim te bimeve narkotike.

“Më lejoni t’ju parashtroj përmes kësaj letre kërkesën time, të bërë edhe publikisht, që të ushtroni të drejtën e faljes në zbatim të kompetencave Tuaja të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për një shtetase të moshuar, e cila aktualisht vuan një dënim me heqje lirie, por në gjykimin tim përmbush katërcipërisht cdo kriter të arsyeshëm që bota e qytetëruar njeh për faljen. Ju kërkoj me dorë në zemër që me autoritetin që Ju jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë të dekretoni faljen e shtetases 75 vjecare Feride Bako dhe të mundësoni kësisoj ribashkimin e asaj cope familje shqiptare që ka mbetur e ndarë mes një kasolleje fshati ku cdo ditë gdhihen dy fëmijë të vetmuar dhe një dhome të burgut 325,ku cdo ditë ngryset një gjyshe e mbetur vetëm”, u shpreh Rama.

Ne letren derguar presidentit te Republikes, Bamir Topi, Rama thote se do te beje te pamunduren  per te nxitur dhe gjetur mirekuptimin e paleve ne Kuvend ne menyre qe ky grusht fajtoresh pa faj sic thuhet ne leter te trajtohet me nje ligj qe i hap rruge konsiderimit rast pas rasti te mundesise se kthimit te tyre prane femijeve te mbetur rrugeve pa asnje mbeshtetje dhe pike referimi.

Kryetari i PS ka bindjen se kjo kerkese gjen miratimin e te gjithe gjysherve dhe prinderve te ketij vendi por edhe gjithe femijeve te tyre dhe shpresen qe presidenti nuk do te ngurroje ta marre ate parasysh. Por kerkesa e zotit Rama eshte formalizuar ne rruge ligjore edhe ne kuvendin e Shqiperise.

Grupi i PS depozitoi nje draft ligjor per dhenie amnistie. Rasti i Feride Bakos gruas 75- vjecare qe vuan denimin me heqje lirie  per kultivim te bimeve narkotie u publikua ne Top Channel dissa dite me pare.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›