Rama mashtroi kosovaret u tha se nuk ka qene kunder Rruges se Kombit
Në vizitën e tij 3-ditore në Prishtinë, Edi Rama i mashtroi qytetarët e Kosovës, duke u thënë publikisht se ai nuk ka qenë asnjëherë kundër Rrugës së Kombit.
“Është thënë se ne e kemi penguar dhe sulmuar Rrugën e Kombit, por kjo nuk është e vërtetë, ne nuk kemi qenë kundër kësaj rruge, pasi ka qene pikërisht Partia Socialiste dhe kryeministri ynë, Pandeli Majko, ai që e ideoi ndërtimin e kësaj rruge”, mësohet të ketë thënë ai në Kosovë.
Madje në një intervistë televizive, kryetari i Partisë Socialiste ka deklaruar se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse provohet se ai ka qenë kundër ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.
Por ç’thonë faktet?
Në qershorin e vitit 2009, në një takim elektoral të zhvilluar në Kukës, Edi Rama jo vetëm u shpreh kundër rrugës, por u tha qytetarëve se paratë e saj duheshin përdorur për të tjera vepra e investime.
Rama 11/06/2011: “Me haraçin që shqiptarët kanë paguar për Rrugën e Kombit, qeveria mund të ndërtonte gjithë rrugët e Tropojës e Kukësit”.
Dhe ky nuk është vetëm një qëndrim personal i Edi Ramës, por i të gjithë Partisë Socialiste.
Po në qershor të këtij viti, deputeti socialist i qarkut të Vlorës Fatmir Toçi, thotë se rruga Durrës-Kukës është një investim pa të ardhme, se nuk të çon asgjëkund, pasi, sipas tij, as pala kosovare nuk ka vullnetin dhe as projektin për të vazhduar ndërtimin e saj, sepse po planifikonte ndërtimin e autostradës drejt Shkupit.
Faktet treguan të kundërtën, sepse Kosova inauguroi vetëm pak ditë më parë 38 kilometrat e para të kësaj rruge që nis nga Morina.
Një tjetër deputet socialist, Erion Braçe, do ta cilësonte rrugën Durrës-Kukës si një investim që po privon shqiptarët nga zhvillimi i qyteteve dhe fshatrave të tyre.
Ja sesi shprehet ai në një nga interpelancat parlamentare me ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi:
“Të gjithë ata shqiptarë nga Durrësi në Jug, nga Fushë Kruja apo Peshkopia në veri, që pyesin përse punimet e hapura për rrugët në qytetet e tyre që kanë vite që qëndrojnë pezull, duhet të dinë se nuk ka më para, pasi ato të gjitha shkojnë tek fatura e Kalimash-Rrëshenit… Paratë e përdorura për këtë qëllim përbëjnë një dëm kolosal ekonomik për buxhetin e shtetit, boshatisja e të cilit edhe për këtë shkak po shtyn drejt falimentit ekonominë e vendit”.
Faktet janë kokëforta dhe tregojnë se jo vetëm Edi Rama, personalisht, por e gjithë Partia Socialiste e drejtuar prej tij kanë qenë kundër ndërtimit të Rrugës së Kombit.
Ndaj kryetari i Partisë Socialiste, mashtroi në Kosovë teksa u përpoq t’i bindte kosovarët për të kundërtën.