Komisioni Europian i kerkon Italise te shkoje me tej me reformat
Komisioni Evropian i kërkoi Italisë të shkojë më shpejt dhe më tej me reformat për reduktimin e deficiteve dhe për stimulimin e rritjes ekonomike, në një raport dorëzuar ministrave të Financave në zonën euro.
"Masa shtesë janë të nevojshme për të siguruar arritjen e objektivave për reduktimin buxhetor dhe gjithashtu për stimulimin e rritjes ekonomike'', vijon raporti.
"Italia duhet të reagojë sa më shpejt në kuadër të sfidave të konsiderueshme që e presin'', nënvizon dokumenti.
Mario Monti konfirmoi objektivin e Italisë për arritjen e ekuilibrit buxhetor në vitin 2013 dhe premtoi miratimin sa më shpejt të masave për rinisjen e rritjes ekonomike.