Rama mbështet Obamën për ndërhyrjen në Siri

Kryeministri i i zgjedhur, Edi Rama, ka reaguar menjëherë pas fjalimit të presidentit Barack Obama, i cili u shpreh pro ndërhyrjes ushtarake në Siri, por pasi të kishte marrë aprovimin e Kongresit.
"Mbështetje e plotë për deklaratën e Presidentit Obama për parimet e lirisë dhe rendin ndërkombëtar", ka shkruar Edi Rama në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Twitter”.
Më herët, kryeministri në detyrë, Sali Berisha ishte shprehur pro kësaj ndërhyrjeje, së bashku me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga./Indeksonline/