Rama mbledh Grupin Parlamentar, merr pjesë edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku

Heqja e masës së pezullimit nga Gjykata Kushtetuese ka rikthyer edhe në parlament zëvëdëskryeministren Belinda Ballukun.
Ashtu si çdo javë, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur në takimin e radhës në Kryesinë e Kuvendit ndërsa mbledhja është drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama dhe me prezencën e numrit dy të qeverisë Ballukut.
Kjo është mbledhja e dytë, që prej nisjes së legjislaturës së re ku merr pjesë kreu i qeverisë, ndërsa më herët punimet janë drejtuar nga kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla.
Gjatë mbledhjes deputetet kanë marrë direktivat për seancat parlamentare por edhe për punën e komisioneve të Kuvendit ku do të kalojnë një sërë ligjesh në kuadër të integrimit dhe jo vetëm.