E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama mbledh PS-në në Durrës, por vëmendjen e merr ‘besa’ e Librazhdit”

Nga Shkëlzen Henkoja

Asambleja e Partia Socialiste e Shqipërisë, e thirrur nga Edi Rama në qytetin e Durrës, solli jo vetëm rikonfirmimin e drejtuesve politikë në qarqe, por edhe disa mesazhe të nënkuptuara që nuk kaluan pa u vënë re.

Në mesin e shumë figurave politike dhe kryetarëve të bashkive, një detaj i veçantë tërhoqi vëmendjen: prania e kryetarit të Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, i cili ishte i vetmi që shoqërohej nga deputeti i zonës së tij, Olsi Komici.

Ky fakt u interpretua në mënyra të ndryshme në korridoret politike. Nga njëra anë, shihet si një dëshmi e bashkëpunimit dhe besnikërisë mes përfaqësuesve të së njëjtës zonë, duke reflektuar një traditë të njohur të librazhdasve për të qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe për të mbajtur fjalën e dhënë.

Nga ana tjetër, kjo dalje e përbashkët mund të lexohet edhe si një mesazh indirekt për drejtuesit e tjerë vendorë: rëndësia e unitetit politik dhe koordinimit me përfaqësuesit në Kuvend.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se deputeti Olsi Komici, i votuar me mbi 10,650 vota, është propozuar si një figurë që pritet të ketë mbështetje të mëtejshme në të ardhmen politike, një sinjal që mund të përkthehet në ambicie për përfaqësim të fortë në qarkun e Elbasan.
Asambleja e Durrësit, përtej vendimeve formale, duket se prodhoi edhe mesazhe të heshtura politike, që pritet të reflektohen në zhvillimet e ardhshme brenda Partisë Socialiste.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›