E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mbledh drejtuesit politikë, ministrat dhe zv.ministrat, ja çfarë diskutuan

Për 90 minuta, kryeministri Edi Rama mblodhi në vilën qeveritare në Sauk drejtuesit politikë, ministrat dhe zv.ministrat.

Temë e diskutimeve me dyer të mbyllura ishte Prania Besnike, teksa tashmë është kthyer në një temë të përjavshme. Drejtuesit politikë raportuan mbi ecurinë e takimeve, ndjekjen e problematikave apo ankesave të raportuara nga qytetarët dhe zgjidhjen e tyre.

Deri më tani, sipas raportimeve nga drejtuesit politikë të qarqeve, Tirana është qarku me numrin më të lartë të ankesave, edhe për vetë faktin se përqendrimi i popullsisë është më i lartë në Tiranë.

Paralelisht, po punohet edhe për platformën Pasqyra Albania, një hapësirë e dedikuar për ankesat e qytetarëve, por edhe për transparencën e nismave të ndryshme ligjore.

Deri në momentin e krijimit të Pasqyra Albania, do të jenë vetë institucionet përkatëse që do t’u përgjigjen qytetarëve, teksa problematikat do t’u delegohen institucioneve nga vetë deputetët dhe ministrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›