E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas hetimit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh sot në mëngjes prej orës 08:30 në Pallatin e Brigadave, me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj.

Mbledhja u zhvillua pas nisjes së procedimit penal ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, e dyshuar se ka përcjellë informacione të klasifikuara te Ergys Agasi gjatë arratisë së tij.

Në fokus të mbledhjes, e cila zgjati deri rreth orës 10:00, pati në fokus çështjet që lidhen me sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga titullarët e 13 institucioneve dhe drejtohet nga Presidenti i Republikës. Në mbledhje do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Rama u shpreh më herët se Hyseni do të përballet individualisht me drejtësinë, ndërsa e cilësoi masën ndaj saj si ekstreme. Sipas kryeministrit, hetimi penal ndaj një drejtuesi të SHISH-it ka implikime që lidhen edhe me sigurinë kombëtare dhe interesat e shtetit.

Rama ka deklaruar se në Këshillin e Sigurisë Kombëtare duhet të diskutohet për garancitë e nevojshme për mbrojtjen e institucioneve të sigurisë dhe informacionit të klasifikuar në rastet kur drejtuesit e tyre bëhen subjekt i hetimeve penale.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›