Rama mbledh strukturat socialiste

Kryetari i PS Kryeministri Edi Rama ka mbledhur të martën sekretariatin e ri të partisë. Ky është takimi i parë i tyre pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme. Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit të saj parlamentar është zgjedhur Damian Gjiknuri. Brenda 100 ditësh ai do të ristrukturojë partinë.
Po të martën zoti Rama ka mbledhur edhe grupin parlamentar socialist. Takimi vjen vetëm tre ditë para nisjes së legjislaturës së re parlamentare.